Pas Elbasanit, rinumërohen sot 1282 kutitë e qarkut Tiranë

Më datë:

Pas përfundimit të verifikimit të fletëve të votimit në 94 kutitë e zonave Gramsh dhe Peqin, të cilat u krahasuan me dokumentacionin zgjedhor përkatës, sot në orën 09:00 në pallatin e sportit “Farie Hoti” nisi procesi i rinumërimit për të gjithë qarkun e Tiranës.

Në total do të shqyrtohen 1 282 kuti votimi, duke përfshirë si votat për subjektet politike, ashtu edhe ato për kandidatët individualë.

Procesi në kryeqytet pritet të zgjasë rreth 10 ditë. Pas përfundimit të këtij faze, do të fillojë rinumërimi në qarkun e Fierit me 587 kuti, e më pas në Durrës, ku do të shqyrtohen 360 kuti votimi, përfshirë 85 kuti që vijnë nga diaspora.

Në këtë proces do të angazhohen 24 grupe pune me një total prej 63 punonjësish të administratës zgjedhore, ku përfshihen 48 numërues dhe 15 zëvendësues.

Kostoja e përgjithshme e rinumërimit është vlerësuar në 21 milionë lekë të rinj, fond që do të mbulohet nga kursimet e mbetura nga procesi i zhvilluar më 11 maj, pa pasur nevojë për fonde shtesë.

Në Tiranë, Partia Demokratike kërkon që të rifitojë një mandat që iu mor me një diferencë të ngushtë nga Partia Mundësia e Agron Shehajt. Ndërkohë në Partinë Socialiste janë disa kandidatë që shpresojnë për vota më shumë, duke qenë se janë ndarë në një rezultat të ngushtë nga kolegët e tyre në zgjedhjet e 11 majit.

Kujtojmë se dje, 17 qershor, pati përplasje teksa rinumëroheshin votat për bashkinë Peqin. Vëzhguesit e PD-së pretendonin se fletët e votimit pa vulën përkatëse, i kishin kaluar Partisë Socialiste, në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...