Fokusi i seancës dëgjimore ishte hulumtimi i brendshëm në Facebook, që tregoi se Instagrami ka efekt negativ tek të rinjtë, por Haugen shfrytëzoi rastin për të sulmuar modelin e biznesit të kësaj kompanie – në veçanti algoritmin e “news feed”.

Zuckerberg kishte heshtur ndaj pretendimeve të Haugen sa i për dhënies së dokumenteve Wall Street Journal, në po të njëjtën ditë kur identiteti i saj u zbuluar në 60 Minutes.

I njëjti panel i Senatit me të cilët Haugen ka folur, kanë ftuar edhe Zuckerbergun që të dëshmojë, por ai deri më tani nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.