Pas afro 25 vitesh Sudani emëron ambasador në SHBA

Më datë:

Në njoftimin nga Ministria e Jashtme e Sudanit thuhet se administrata amerikane ka aprovuar emërimin e Nour Eddin Satti si ambasador i Sudanit në Washington.

Më tej bëhet e ditur se emërimi ka ardhur pasi SHBA ka vendosur normalizimin e marrëdhënieve me Sudanin dhe ngritjen e marrëdhënieve diplomatike nga i ngarkuari me punë në ambasador.

Satti u bë ambasadori i parë i Sudanit i emëruar në SHBA që nga viti 1996. Para tij, në këtë detyrë ishte Mehdi Ibrahim Muhammed.

Për shkak se Sudani ishte nikoqir i liderit të Al-Kaedës, Osama bin Laden, SHBA në vitin 1993 këtë vend e kishte përfshirë “Në kategorinë e vendeve që mbështesin terrorizmin. Ndërsa në vitin 1997 me udhëzim të presidentit të atëhershëm amerikan Bill Clinton janë zbatuar sanksione ndërsa marrëdhëniet diplomatike ishin ulur në nivel të të ngarkuarit me punë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...