Ai tha se shpreson që shprej do të konstituohet qeveria e re dhe të gjendet mandatari për formimin e saj. Qeveria e tij u rrëzua pas kërkesës se SDP-së, partisë së presidentit Millo Gjukanoviç. Abazoviç tha se Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe është arsyeja kryesore e rrëzimit të qeverisë së tij.
“Sonte votohet iniciativa e DPS-së, e cila tha se kur ta rrëzojnë Qeverinë do ta anulojë Marrëveshjen Themelore. Nëse sonte e rrëzoni qeverinë, mos na thirrni më për negociata. Marrëveshjen Themelore nuk e kam nënshkruar as për vota, as për mbështetje, as për qeveri, por për pajtimin e popullit të Malit të Zi”, tha gjatë seancës Abazoviq.
Gjatë mbrëmjes së 19 gushtit, Abazoviç propozoi ristrukturimin e qeverisë së tij. Ky propozim megjithatë nuk duhet se ka mbështetjen e deputetëve malazez.
9 deputetë të Lëvizjes Ura dhe Partisë Socialiste popullore të Malit të Zi nënshkruan iniciativën për ristrukturimin e ekzekutivit.
Kjo iniciativë, e cila erdhi gjatë seancës ku po diskutohej mocioni për votimin e mosbesimit të Qeverisë së Dritan Abazoviç, përmbanë parimet mbi të cilat duhet të bazohet qeveria e re, dhe u bën thirrje të gjitha partive parlamentare t’i bashkohen iniciativës, përveç atyre që kanë iniciuar mosbesimin ndaj saj.
Referuar dokumentit të nënshkruar nga 9 deputetë, i cili është publikuar nga vet Abazoviç, bisedat për ristrukturimin e ekzekutivit malazez do të nisnin pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Malit të Zi.


