“Partizani”/ Berisha paraqitet në SPAK, demokratët protestë para Prokurorisë së Posaçme

Më datë:

Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në orën 10:00 në ambientet e SPAK pas vendimit të Apelit të Posaçëm për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj pranë OPGJ-së.

Kryedemokrati është pritur nga mbështetës të shumtë të cilët e kanë pritur me ovacione të shumta, të tilla si: O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do! Poshtë diktatura!

Berisha është shprehur se do të japë një prononcim për mediat pas paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme. Paralelisht, demokratët kanë zhvilluar një protestë paqësore para Prokurorisë së Posaçme.

I pranishëm në këtë protestë ishte edhe Flamur Noka, i cili tha se do të shprehin revoltë ndaj një vendimi politik.

Flamur Noka: Kjo është një protestë solidaritet me të drejtën, me ligjin dhe kushtetutën. Është një protestë për të shprehur revoltën ndaj një vendimi politik, protestë ndaj SKAP-it të partisë, një organizatë kriminale. Ka vendosur si synim luftën kundër opozitës dhe si synim të dytë për të mbuluar të gjithë aferat e mazhorancës. Opozita do të protestojë përballë kësaj organizate kriminale. Kjo protestë do të zhvillohet pa reshtur.

Sipas vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi, Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit. Pavarësisht se kryedemokrati është paraqitur në SPAK, vendimin e dhënë nga Apeli i GJKKO-së e konsideron antikushtetues e politik dhe shprehet se do e dërgojë në Strasburg.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh se nga...

Erdogan bën apel për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri thirrje të mërkurën...

Strategjia 2026-27 për arsimin, prezantim nga Kumbaro: Fokus në ndërkombëtarizim

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro: Do të hapim Liceun Francez...