10.5 C
Tirana

Partia e Lirisë: Bujqësia, prioritet i programit tonë

Më datë:

Partia e Lirisë ka shpallur bujqësinë dhe ushqimin si një nga pesë prioritetet kryesore dhe ka paraqitur një program për mbështetjen e fermerëve shqiptarë.

Ky program, sipas kryetares së Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, Silvana Bajrami, përfshin një sërë masash financiare dhe lehtësi fiskale për të rritur prodhimin dhe për të përmirësuar gjendjen e bujqësisë në Shqipëri.

Sipas Bajramit, do të alokohen 30 miliardë lekë çdo vit për bujqësinë dhe me indeksim progresiv në vitet në vazhdim.

Bajrami tha se do të pesëfishohen pagesat për bagëtitë e imta, nga 12 euro, në 60 euro.

“Financimi i fermave blegtorale do të jetë me 200 euro, për krerë lope dhe pragu i përfitimit do të ulet në 3 krerë nga 10 qe është aktualisht, si dhe në 20 krerë nga 100 qe është aktualisht për tufat e imta. Do te realizohet subvencionim i prodhimit bujqësor për njësi te prodhimit, të sipërfaqes dhe për numër krerësh. Reduktimin e barrës tatimore dhe fiskale për prodhimin bujqësore në 5 %”- tha Bajrami

Më tej Bajrami shtoi se do të ketë 0 TVSH për plehra kimike dhe inputet bujqësore si dhe do të jepen kredi të buta për infrastrukturë, sera, stalla dhe për industrinë agropërpunuese.

Bajrami tha se Partia e Lirisë është inspiruar nga modeli i Maqedonisë së Veriut, ku buxheti për bujqësinë është 170 milionë euro dhe përfiton 100 milionë euro nga fondet IPARD, në një total prej 270 milionë eurosh.

“Kurse në Shqipërinë tonë buxheti i shtetit është 32 milion Euro, IPARD 0  pra totali 32 milionë euro!”- tha Bajrami.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

MYNIH – Starmer: BM-ja duhet të eksplorojë lidhje më të ngushta me tregun e vetëm të BE-së

Kryeministri britanik, Keir Starmer i është drejtuar sot Konferencës...

AKU gjobit baxhon në Fier për shkelje të sigurisë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjatë kontrollit të ushtruar...

“Rama nuk ishte dot në Mynih, s’ishte i denjë”, Berisha batuta: I “ngeli në dorë” Dashi…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një...

Molotovë dhe përplasje me policinë, Gjykata e Tiranës cakton “Detyrim Paraqitje” për 14 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës, vendosi këtë të shtunë, 14 shkurt,...