Parlamenti i bën presion qeverisë: Të gjitha restorantet të hapen më 22 mars

Më datë:

Dhoma Nacionale (e madhe) e Parlamentit të Zvicrës po rrit presionin mbi Këshillin Federal për zbutje më të shpejtë të masave të koronavirusit.

Ajo kërkon që qeveria të hapë ndërmarrjet e hotelierisë, të kohës së lirë, atyre kulturore dhe sportive, më 22 mars.

Këto kërkesa dhoma e madhe i shtron në një deklaratë të miratuar sot, në sesionin e mëngjesit.

Beat Flach, GLP-AG, verfolgt die Schlussabstimmungen, am letzten Tag der Wintersession der Eidgenoessischen Raete, am Freitag, 18. Dezember 2020, in Bern. (KEYSTONE/Peter Klaunzer)

Ajo ka miratuar këtë deklaratë me 97 vota pro, 90 kundër dhe 6 abstenime.

Deklarata nuk është detyruese për Këshillin Federal.

Siç është njoftuar dhe në ditët e kaluara, Komisioni Ekonomik i Këshillit ka prezantuar një deklaratë urgjente përkatëse.

Deklarata pos hapjes së përmendur, nga Këshillit Federal kërkon të heqë me efekt të menjëhershëm rregullin për pesë persona në ambiente të mbyllura.

Kërkesa është iniciuar nga SVP.

Aplikimi është bartur në komisionin ekonomik të dominuar nga partitë e djathta, me mbështetjen nga FDP dhe grupi parlamentar i qendrës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mbipopullimi në burgun e Shënkollit, institucioni kërkon masa për përmirësimin e kushteve

Avokati i Popullit, Endri Shabani po zhvillon sot dhe...

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI, në cilësinë e zëvendëspresidentit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë...

Bojkot i opozitës në Parlament, deputetët kërkojnë reflektim ndaj kërkesave të qytetarëve

Kemi shpallur mospjesëmarrje në seancat parlamentare dhe jo në...

Alban Dokushi rikthehet në krye të administratës së Bashkisë së Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur...