19.5 C
Tirana

“Parlamenti britanik: 700 familje shqiptare rezultojnë në listat e dëbimit”

Më datë:

Sekretarja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, ka publikuar një dokument me 33 faqe, me ndryshime të forta në politikat e azilit, me synim uljen e kërkesave për azil dhe frenimin e kalimeve me gomone përmes Kanalit. Dokumenti i titulluar “Rivendosja e Rendit dhe Kontrollit” parashikon një sërë masash që prekin drejtpërdrejt edhe familjet shqiptare atje.

Sipas dokumentit, ata që marrin status refugjati në Britani nuk do të gëzojnë më 5 vite leje qëndrimi, por një periudhë shumë më të shkurtër, vetëm 30 muaj, pas të cilëve statusi do të rishikohet. Ekspertët e ligjit të emigracionit e kritikojnë këtë si politikë ndëshkuese edhe ndaj atyre që e fitojnë ligjërisht statusin e azilit.

Një nga pikat më të rëndësishme është masa që prek drejtpërdrejt shqiptarët.

Rreth 700 familje shqiptare të cilave u është refuzuar azili dhe kanë refuzuar të largohen nga Britania, janë vendosur në shënjestër të dëbimit të detyruar. Një gjë të tillë e ka deklaruar edhe vetë Mahmood në Parlament, të hënën, 17 nëntor.

Për shembull, ka rreth 700 familje shqiptare, kërkesat e të cilave për azil janë refuzuar, megjithatë, largimi i tyre nuk po zbatohet aktualisht nga Ministria e Brendshme, pavarësisht se Shqipëria ka një standard të artë bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar për kthimet dhe është nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ne do të nisim një konsultim mbi procesin e zbatimit të largimit të familjeve, përfshirë fëmijët”, deklaroi ajo.

Qeveria deklaron se do t’u ofrojë familjeve mbështetje financiare për t’u kthyer vullnetarisht, në rast se refuzojnë përsëri do të kalohet në largim të detyruar me ndërprerje të pagesave dhe përfitimeve sociale.

Analistët vërejnë ngjashmëri me politikat e ashpra të administratës Trump në SHBA, ku edhe familjet me fëmijë janë deportuar. Aktualisht, qindra familje jetojnë ende në strehim shtetëror dhe marrin pagesa prej 49 £ në javë për person. Kjo praktikë pritet të marrë fund.

Qeveria synon të heqë detyrimin ligjor për t’u dhënë ndihma atyre që do të mbetet të pastrehë ose pa të ardhura për t’u ushqyer.

Ndihma financiare nuk do të jepet si detyrim, por në bazë të vlerësimeve, duke përjashtuar:

ata që kanë të drejtë të punojnë

ata që kanë hyrë fillimisht me viza pune apo studimi

personat që kanë punuar ilegalisht ose kanë kryer vepra penale

Britania do të ndryshojë ligjin për të kufizuar përdorimin e nenit 8 të Konventës Europiane për të Drejtën e Familjes, në mënyrë që vetëm familjet e vogla të njihen si të tilla në kërkesat e azilit. Juristët thonë se në praktikë kjo tashmë ndodh rrallë, por qeveria kërkon ta kodifikojë në ligj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump kërcënon Meksikën: Gati për sulme ajrore kundër drogës

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ka deklaruar...

Konstituohet Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore

Nën drejtimin e dy bashkëkryetarëve, Damian Gjiknuri nga Partia...

“PD: Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tropojë injoron për herë të tretë vendimet e Prokurimit Publik, pavarësisht hetimeve nga SPAK”

Partia Demokratike akuzon Bashkinë Tropojë për shkelje të përsëritura...

PD denoncon Paketën Fiskale, Bozdo: Amnisti për evazorët, padrejtësi për bizneset e ndershme

Deputeti Enno Bozdo komentoi sot Paketën e re Fiskale...