10.5 C
Tirana

PARIS2024 – Fotoja mahnitëse e sërfistit brazilian Gabriel Medina bëhet virale

Më datë:

Fotografi francez Jerome Brouillet e dinte se kishte mundësinë të fotografonte një nga momentet më të veçanta – kur sërfisti brazilian Gabriel Medina kapi një nga dallgët më të mëdha, sipas BBC.

“Kushtet ishin perfekte, dallgët ishin më të larta se sa pritej”, tha Brouillet.

Por – ajo që Brouillet zbuloi kur kontrolloi aparatin e tij ishte përtej ëndrrave të tij më të çmendura.

Duke pritur në një varkë në Tahiti – ishulli më i madh në Polinezinë Franceze – Brouillet ishte përgatitur për momentin kur Medina fitoi rezultatin më të lartë në historinë e Lojërave Olimpike.

Medina doli nga dërrasa e sërfit, duke drejtuar gishtin në ajër për të festuar rezultatin e tij.

Në momentin e përsosur, Brouillet e fotografoi brazilianin në ajër – i cili  dukej sikur  qëndronte në tokë – ndërsa bordi imitonte qëndrimin e tij.

“Ai ishte në fund të valës dhe unë nuk mund ta shihja atë – dhe më pas ai u shfaq dhe unë shkrepa katër foto dhe njëra prej tyre ishte kjo”, tha Brouillet.

“Nuk ishte e vështirë për të bërë foton. Thjesht duhej të parashikoja momentin se kur Gabriel do të kapte valën”, shtoi ai.

“Unë mendoj se ai e dinte se ishte në një nga valët më të mëdha të ditës”, tha Brouillet.

Fotografia, e cila shkoi menjëherë te redaktorët e Brouillet, shpejt bëri jehonë në internet.

Brouillet, sidoqoftë, nuk ishte në dijeni se sa e njohur ishte fotografia e tij – deri në mometin që kontrolloi mediat e tij sociale.

“Sapo kontrollova telefonin tim në pushimin gjashtëminutësh pas shkrepjeve – pashë shumë njoftime në mediat sociale – dhe mendova se diçka po ndodhte me këtë foto”, tha ai.

Medina e postoi fotografinë në Instagram-in e tij – dhe ajo tashmë ka marrë më shumë se 3,8 milionë pëlqime.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balluku ankimon masat e sigurisë në Apelin e Posaçëm

Belinda Balluku ka ankimuar më 26 nëntor në Gjykatën...

Fermerët grekë në protestë, bllokohet sërish pasditen e sotme aksi Kakavijë-Janinë

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë...

Nis pastrimi i plazhit të Velipojës nga mbetjet e nxjerra nga deti

Që në orët e para të mëngjesit, në Velipojë...

Kanadaja i bashkohet fondit të mbrojtjes së BE-së për të forcuar bashkëpunimin

Kanadaja po i bashkohet fondit kryesor të mbrojtjes të...