Paralajmëron Yuri Kim: SHBA do u kërkojë llogari të korruptuarve, hapat që do ndiqen

Më datë:

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim,  e anë të një postimi në Twitter shkruan se Presidenti Biden vendosi sot zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA.

Kim ka dhënë një mesazh të fortë duke theksuar se SH.B.A  do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale transnacionale dhe të tjerëve.

“Presidenti Biden vendosi sot zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA. Prandaj, qeveria e SH.B.A.-së do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale transnacionale dhe të tjerëve. Hapat do të përfshijnë forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve anti-korrupsion të synuara; forcimi i veprimit të zbatimit të ligjit; dhe rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile, mediat, organet shtetërore dhe lokale, partnerët ndërkombëtarë dhe aktorët e tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies.”, shkruan Kim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

LONDËR- Nga “Let It Be” te koncerti i fundit në tarracë, Beatles do të kenë muzeun e tyre

Ndërtesa në numrin 3 të rrugës Savile Row në...

Ecja më shumë nuk përkeqëson dhimbjet e gjurit, zbulimi i ri sfidon frikën nga lëvizja

Një studim i ri japonez sugjeron se rritja e...

Përplasjet në protestë lënë 8 persona të plagosur, mes tyre efektivë dhe gazetarë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë bilancin...

Tensione në protestë, fishekzjarrë e gurë drejt policisë, autobotët zbresin në aksion

Vijojnë tensionet gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”...