11.5 C
Tirana

Paralajmërimi i kreut të SPAK, Kraja: Kemi hetime shumë të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, tani është momenti që…

Më datë:

Kreu i SPAK, Arben Kraja paralajmëroi sot hetime shumë të rëndësishme në luftën kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit.

Deklaratën ai e bëri në një tryezë me përfaqësues të Bashkimit Europian dhe institucioneve të Drejtësisë në vend.

“SPAK është tani e konsoliduar si strukturë dhe është në një fazë delikate që të kapërcejë problemet e fillimit dhe të japë produktin e nevojshëm.

Situata është që të gjithë janë tepër intensivë dhe aktivë në ushtrimin e detyrës.

Kemi shumë hetime të rëndësishme në vijim për pastrimin e parave, korrupsionin dhe tani është momenti të ecim përpara.

Niveli që kemi arritur në bashkëpunim është rritur në mënyrë të vazhdueshme.

Kemi 20 skuadra të përbashkëta hetimore që kryejnë hetime me vendet e BE-së”, tha Kraja.

Sipas tij “Vendi ynë ndodhet në një fazë shumë të rëndësishme që ka të bëjë me integrimin në BE. Edhe institucionet e zbatimit të ligjit kanë një rol shumë të rëndësishëm se jemi në një stad pak më të lartë.

Do kërkohet edhe produkt, jo thjeshtë të kemi institucione.

Duke përfshirë edhe situatën e kriminalitetit që ndodhet në Shqipëri që kërkon një reagim të fuqishëm të zbatimit të ligjit”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ta rrëzojmë këtë diktaturë”, Berisha shpall protestën e radhës më 10 shkurt

https://www.youtube.com/live/8v5YcbYVZf0?si=eg0Y0HF7dojyVPMS Kreu i PD-së Sali Berisha njoftoi sot në 30...

Begaj te sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron hapësira për investime

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në takimin...

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër,...

Përça dhe sundo, Trump po nxit separatistët e Alberta në Kanada që kërkojnë shkëputjen

Përfaqësues të presidentit amerikan Donald Trump raportohet të kenë...