22.5 C
Tirana

Para takimit në Shtëpinë e Bardhë, Hoti fton liderët politikë nesër në takim

Më datë:

Kosova dhe Serbia do të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Me ftesë të Richard Grenell, emisarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë do të zhvillohet një takim në mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Pala kosovare do të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri, Avdullah Hoti, kurse ajo serbe nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja, Ana Bërnabiq, shkruan lajmi.net.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka ftuar liderët partiakë të vendit nesër për takim.

Sipas Hotit, ky takim do të mbahet në Zyrën e Kryeministrit dhe do temë kryesore do të jetë dialogu me Serbinë dhe vizita e 27 qershorit në Washington.

Njoftimi i plotë i Hotit, pa ndërhyrje:

Me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Washington, i ftova liderët partiakë për një takim të përbashkët të Forumit të liderëve, i cili do të mbahet nesër në orën 11:00 në Zyrën e Kryeministrit!.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet që parashikohen

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...

Behgjet Pacolli pas daljes nga Prokuroria e Tiranës: Dhashë informata mbi çështjen!

Biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli është paraqitur sot, 31 tetor, në...