Pandemia/ Kushi paralajmëron mbylljen e shkollave: Do të kemi periudhë më të gjatë pushimesh!

Më datë:

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka paralajmëruar mbylljen e shkollave, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Gjatë një vizite në shkollën 9-vjeçare “Adem Krasniqi” në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, së bashku me kreun e Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, ku mori mendimet e mësuesve dhe nxënësve për mësimin e kombinuar në shkollë dhe mësimin “online”, ministrja deklaroi se këtë fundvit do të ketë një periudhë më të gjatë pushimesh se vitet e tjera.

“Vendosëm që nxënësit e fillores të vijnë në shkollë sepse për ta është më e vështirë të zhvillohet mësimi “online”, por edhe konsiderohen si jo-transmetues të fortë të COVID-19. Edhe pak ditë mbeten deri në përfundim të këtij tre-mujori dhe kërkoj përkushtim, të kalojmë edhe këto ditë, dhe më pas do të kemi një periudhë më të gjatë pushimesh se vitet e tjera, e cila besojmë se do ta stabilizojë disi situatën”, u shpreh Kushi.

Balla, nga ana e tij, kërkoi më shumë përkushtim dhe disiplinë në këtë shkollë si dhe më tepër bashkëpunim dhe komunikim me prindërit. Balla tha se ky shqetësim është përcjellë nga komuniteti dhe një shkollë me të gjitha standardet infrastrukturore, si shkolla “Adem Krasniqi”, nuk mund të ketë standarde mësimdhënieje më të ulëta se shkollat e tjera të qytetit.

“Perceptimi i prindërve është se kjo shkollë s’ka të njëjtin rregull si shkollat e tjera të qytetit. Pra, duhet që shkolla e lagjes “Skënderbej” të mos ketë asnjë ndryshim në standard nga shkollat e tjera” – u shpreh Balla.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nën hetim për disa vepra të dyshuara penale, Ballukut i rrëzohet rekursi në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-zëvendës kryeministres Belinda...

Tentoi të hakmerrej për plagosjen e vëllait, 41-vjeçari përfundon në pranga

Një tragjedi e mundshme është parandaluar në Shkodër, pasi...

Me çekiç në duar tentoi të vidhte në një market, kapet 14-vjeçari në Krujë

Policia e Krujës ka identifikuar dhe shoqëruar brenda pak...

BOTËRORI 2026 – Nga Maradona te Messi: Futbolli që u kthye në simbol të betejës për Ishujt Falkland

Lufta për Ishujt Falkland (të quajtur Malvina nga Argjentina)...