Në Dubai është hapur pavijoni shqiptar i quajtur “Albanian Soundscapes” në kuadër të Future Hospitality Summit 2025.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga “pavijoni i veçantë i Shqipërisë në Future Hospitality Summit, Dubai, ku u ekspozuan duke ngjallur shumë kërshëri e interes projektet spektakolare të Tiranës e të zonave të tjera turistike të vendit”.
Shqipëria po merr pjesë në panairin Future Hospitality Summit 2025, i cili është hapur në Dubai, me pavijonin “Albanian Soundscapes”.
Ky pavijon, i kuruar nga Agjencia Kombëtare për Planifikimin e Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit, është vlerësuar si një nga më të bukurit dhe më të mëdhenjtë midis mbi 50 vendeve pjesëmarrëse.
Në Future Hospitality Summit, Shqipëria paraqitet si një histori suksesi dhe një ftesë për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e së ardhmes së saj turistike.


