Pamjet e aksidentit tronditës në Shkodër, 67-vjeçarja humb jetën pas përplasjes nga makina

Më datë:

Një aksident tragjik është regjistruar ditën e djeshme në zonën e Bahçallëkut, në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet teksa po ecte në trotuar.

Policia ka identifikuar si drejtuese të automjetit një 27-vjeçare, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Momenti kur gruaja po kalonte ne trotuar ne Bahcallek, kur makina e aksidenton

Njoftimi i policisë: Shkodër/Informacion paraprak.

Rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, shtetasja Bleona Pashuku, 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën këmbësorja, shtetasja Edmonda Barbullushi, 67 vjeçe, e cila po ecte në trotuar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Debate në Komisionin e Ekonomisë për buxhetin 2027, Braçe kërkon konsultim me bizneset

Diskutimi i projektbuxhetit 2027 në Komisionin e Ekonomisë është...

Mali i Zi synon anëtarësimin në BE, marrëveshja mund të nënshkruhet në vitin 2027

Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat për anëtarësim...

U intubua në spitalin e Traumës, ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur...

Raporti i KLSH: Shqipëria rrezikon 228 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

Shqipëria nuk ka arritur të përfitojë në kohë të...