Pakistan, arratiset nga burgu zëdhënësi i talebanëve Ehsanullah Ehsan

Më datë:

Zëdhënësi i lëvizjes talebane të Pakistanit Tehri-e-Taliban, Ehsanullah Ehsan është arratisur nga burgu në të cilin ndodhej në 3 vitet e fundit, konfirmoi ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ijaz Ahmed Shah, (AA).

Pasi dolën pohimet për arratisjen e Ehsan, ministri Shah në një deklaratë për media tha se informacioni është i saktë.

“Janë marrë një sërë masash që Ehsan sërish të kapet. Shpresojmë që së shpejti të marrim lajme të mira”, tha Shah.

Në rrjetet sociale u paraqit një audio-incizim në të cilin mund të dëgjohet zëri i një personi që për vete thotë se është Ehsan, dhe se më 11 janar është arratisur nga burgu në Pakistan.

Në audion e njëtë u shpalos pohimi se ai u dorëzua më 5 shkurt të vitit 2017, sipas një marrëveshjeje midis organizatës dhe forcave të sigurisë së Pakistanit, por që Islamabadi e shkeli atë marrëveshje dhe arrestoi edhe familjen e tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...