Pagat e magjistratëve në Kushtetuese, kërkesa shqyrtohet më 2 dhjetor

Më datë:

Përplasja mes magjistratëve dhe mazhorancës për formulën e re të pagave do të marrë përgjigje në Gjykatën Kushtetuese. Më 2 dhjetor do të shqyrtohet kërkesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve të miratuara nga Kuvendi.

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 2 dhjetor kundërshtimin e tre organizatave të magjistratëve ndaj mënyrës së re të llogaritjes së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë kërkuar pezullimin dhe shfuqizimin e formulës së miratuar nga Kuvendi, duke pretenduar se ajo nuk garanton nivelin e duhur të pagës referuese.

Në thelb të kundërshtimit është mënyra se si përcaktohet paga bazë. Magjistratët kërkojnë që ajo të lidhet me pagën e një funksionari të lartë të administratës publike, e cila pëson indeksime periodike, dhe jo me pagën e Presidentit të Republikës.

Sipas formulës së miratuar nga mazhoranca, paga referuese pëson një rritje prej rreth 8 500 lekësh. Por gjyqtarët dhe prokurorët e konsiderojnë këtë ndryshim të pamjaftueshëm.

Ata argumentojnë se, në përputhje me vendimmarrjen e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, rritja duhet të jetë të paktën 80 mijë lekë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Debate në Komisionin e Ekonomisë për buxhetin 2027, Braçe kërkon konsultim me bizneset

Diskutimi i projektbuxhetit 2027 në Komisionin e Ekonomisë është...

Mali i Zi synon anëtarësimin në BE, marrëveshja mund të nënshkruhet në vitin 2027

Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat për anëtarësim...

U intubua në spitalin e Traumës, ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur...

Raporti i KLSH: Shqipëria rrezikon 228 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

Shqipëria nuk ka arritur të përfitojë në kohë të...