Padia për shpifje, Basha dhe Veliaj nuk paraqiten në gjykatë

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryebashkiaku Lulzim Basha nuk janë paraqitur ditën e sotme në gjykatë. Seanca e sotme gjyqësore, e cila u shty për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të Veliajt, do të mbahej për padinë që kreu i demokratëve ka ngritur ndaj Bashës për shpifje.

Demokratët kërkojnë nga trupi gjykues dënimin e kryebashkiakut për shpifje ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.

Në padinë penale argumentohet se Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete ndaj Bashës, të cilat demokratët i konsiderojnë shpifje.

“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozitë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”– thuhet në padinë e ngritur për shpifje ndaj Veliajt.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Shqipëria e sotme nuk ka lidhje me realitetin e vitit 1996

Kryeministri Edi Rama kujtoi 26 majin e vitit 1996,...

Nis rimbursimi për familjet me fëmijë në ngarkim, mbi 34 mijë individë përfitues

Administrata Tatimore ka njoftuar nisjen e rimbursimit për 34,263...

Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant...

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Më shumë se 1.7 milionë myslimanë u mblodhën këtë...