15.5 C
Tirana

Padia e Berishës në Gjykatën Kushtetuese, caktohet data kur do të zhvillohet seanca

Më datë:

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën se kur do të zhvillohet seanca për padinë e bërë nga Sali Berisha.

Mësohet se seanca pa praninë e palëve dhe mbi bazë dokumentesh do të zhvillohet më 17 dhjetor, ora 10:00.

Kujtojmë se Berisha kërkon që të shpallet i papajtueshëm me Kushtetutën vendimi i shtatorit dhe dhjetorit  të 2024 që e la në arrest në shtëpi.

Kujtojmë se në vitin 2024, po Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë pjesërisht Sali Berishës në një padi ndaj masave të para të sigurisë ndaj tij, atë të detyrimit të paraqitjes dhe ndalimit për të dalë jashtë vendit.

Asokohe “Kushtetuesja” shfuqizoi masën për ndalim jashtë vendit duke e konsideruar si cënim të proporcionalitetit.

Më 21 Tetor 2023, Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, arrestoi fillimisht Jamarbër Malltezin, ndërsa për Sali Berishën caktoi detyrim paraqitje dhe bllokim të pasaportës për të mos dalë jashtë vendit.

Por më pas, për shkak se Berisha nuk respektoi detyrimin për t’u paraqitur, SPAK kërkoi masë arrest shtëpi për ish-Kryeministrin, kërkesë që u vendos nga GJKKO. Në nëntor të vitit 2024, GJKKO i hoqi masën e sigurisë “arrest shtëpiak” duke e lënë vetëm në detyrim paraqitjeje.

Kujtojmë se Berisha është marrë i pandehur për dosjen “Partizani”. Bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Berisha dhe Malltezi i kanë mohuar akuzat dhe pretendojnë se procesi ka motive politike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Osmani: Drejtësia për viktimat e luftës, borxhi më i madh që Kosova ka si shtet e shoqëri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se drejtësia për...

U thirr për 21 janarin nga SPAK-Berisha: Njoftimin të ma dërgojnë siç kanë bërë me të tjerat

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon pavlefshmëri: Nuk është respektuar procedura

U mbajt sot seanca paraprake me dyer të mbyllura...

Rama e Meloni firmosin marrëveshjet dypalëshe dhe memorandumet e mirëkuptimit

 Kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni...