6.5 C
Tirana

Osmani takon strukturat e OEAK-së: Fuqizimi i sektorit privat e bën më atraktiv punësimin

Më datë:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar strukturat udhëheqëse të Odës Ekonomike Amerikane.

Promovimi i koordinuar i potencialeve ekonomike të Kosovës dhe fuqizimi i dialogut publiko-privat, ishin temë diskutimi e këtij takimi.

Duke folur para anëtarëve të Bordit të Guvernatorëve dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të Qendrës së Arbitrazhit të Odës Amerikane, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e dialogut publiko-privat si proces në të mirë të Kosovës e në shërbim të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Në ndërlidhje me këtë, ajo inkurajoi përfshirjen aktive të sektorit privat përmes ofrimit të rekomandimeve konkrete.

Ajo tha se dera e Zyrës së Presidentes do të jetë përherë e hapur për përfaqësuesit e sektorit privat, duke demonstruar vullnetin e saj për përkrahje dhe përpjekje të koordinuara. Presidentja tha se duke e fuqizuar sektorin privat në vend, e bëjmë atë edhe më atraktiv në aspektin e punësimit.

Ndërsa, duke folur për popullsinë e Kosovës, e cila vijon të jetë popullsia më e re në moshë në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani tha se kapitali njerëzor është aseti më i rëndësishëm i Kosovës.

Në takimin në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Presidentja Osmani, foli edhe për kontributin e tejçmuar të SHBA-së në fuqizimin ekonomik por edhe subjektivitetit ndërkombëtar, përfshirë edhe anëtarësimin në organizata të rëndësishme e konventa ndërkombëtare.

Duke folur për sektorin e drejtësisë në vend, presidentja Vjosa Osmani tha se progresi në aspektin ekonomik e social, do të duhej përcjellur edhe me fuqizimin e vazhdueshëm të sektorit të drejtësisë, si në aspekt të profesionalizmit, ashtu edhe në atë të integritetit, në mënyrë që sektori privat dhe segmentet e tjera të shoqërisë të mund të rrisin besimin në institucionet e drejtësisë dhe promovimin e parashikueshmërisë ligjore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump, optimist për një marrëveshje paqeje Rusi–Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh optimist lidhur me...

“Të anulohet falja e gjobave”, GJKKO rrëzon kërkesën e  Aulon Kalasë

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të mos...

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Po shqyrtojmë një sulm parandalues kundër Rusisë

NATO po merr në konsideratë një sulm parandalues kundër...

Vetëvendosje formon koalicion për zgjedhje, PDK dhe LDK të ndara

Kosova mban zgjedhjet e jashtëzakonshme më datë 28 dhjetor...