Osmani në Portugali takohet me homologun de Sousa

Më datë:

Në 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u prit sot në takim në Lisbonë nga homologu i saj portugez Marcelo Rebelo de Sousa.

Ajo në një postim të shkurtër në Facebook ka shkruar se “një shtet jashtëzakonisht miqësor me të cilin na afron angazhimi i përbashkët për paqe, stabilitet dhe progres të vazhdueshëm”.

Ndryshe, Osmani sot ka udhëtuar në vizitë pune në Portugali. Gjatë qëndrimit në këtë shtet, ajo do të takohet edhe me kryeministrin, António Costa.

“Me ftesë të Web Summit, Presidentja Osmani e shoqëruar nga delegacioni i bizneseve kosovare në fushën e ICT-së, do të jetë folëse në këtë samit, i cili konsiderohet ngjarje kryesore e teknologjisë në botë”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të vizitës në Portugali, presidentja Osmani dhe kryetari i Lisbonës, Carlo Moedas do ta përurojnë shtatoren e Nënë Terezës, e vendosur në qendër të kryeqytetit të Portugalisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zgjerimi i BE-së hyn në fazë të re/ Shqipëria shihet pranë anëtarësimit

Zgjerimi i Bashkimit Europian po hyn në një fazë...

Ngjarje e rëndë në Shkozet/ Konflikti familjar përfundon me dy të plagosur

Një 38-vjeçare në Durrës ka përfunduar në spital me...

Kriza e ujit në Zvicër/ Thatësira ul nivelet e ujërave në nivele rekord

Lumenjtë dhe përrenjtë në të gjithë Zvicrën kanë rënë...

Përleshja degradoi në tentativë vrasjeje/ Policia arreston 6 persona në Divjakë

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Divjakës pas...