Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se e mbështet protestën në Tiranë, në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo tha se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe mbrojtëse, ndërkaq agresori ishte Serbia.
“E mbështes këtë protestë dhe e kam mbështetur secilën protestë që thërret për drejtësi. Qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët gjithandej, asnjëherë nuk kanë kërkuar asgjë tjetër përveç drejtësi. Drejtësi e cila respekton parimet më të larta të mbrojtjes se të drejtave të njeriut.
“Kosova dhe më konkretisht krerët të cilët ndodhën në Hagë pikërisht pse kanë pasur besim në drejtësi janë paraqitur para saj, tashmë po bëhen pesë vite, por ne si institucione të Kosovës vazhdimisht kërkojmë qe parimet më te larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut të respektohen”, deklaroi Osmani në një prononcim për media pas një vizite në Klinikën e Onkologjisë.