14.5 C
Tirana

Osmani kujton komandatin legjendar, Adem Jashari: Ai është i gjallë në çdo zemër shqiptari

Më datë:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin, në 70-vjetorin e lindjes së tij, duke e cilësuar atë si simbol të pavdekshëm të lirisë dhe krenarisë kombëtare.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka theksuar se figura e Jasharit mbetet e gjallë në zemrën e çdo shqiptari.

“Ai është i gjallë në çdo zemër shqiptari, frymë e pavdekshme e lirisë dhe krenarisë kombëtare. Në 70 vjetorin e lindjes, si dhe në çdo ditë që frymojmë lirshëm, të përulemi Komandant!”, ka shkruar presidentja.

Në vazhdimësi, institucionet e Kosovës dhe qytetarët e përkujtojnë ditëlindjen e komandantit legjendar, duke nderuar veprën, sakrificën dhe trashëgiminë e tij që mbetet themeli i shtetit dhe lirisë së Kosovës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Pa BE-në nuk do të ishim këtu sot, Brukseli të mos e delegojë politikën e jashtme

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një intervistë për podcastin “East...

Opozita vendos kurora me lule pranë varrit të Ismail Qemalit

Shqipëria kremton sot 113-vjetorin e Pavarësisë dhe nderon Ditën...

Berisha: PD, parti ku të gjithë shprehin mendimet e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi në lidhje...

“Thaçi nga Haga: Sot festojmë gjithë kombi shqiptar”

Ish-presidenti, Hashim Thaçi, duke shprehur revoten e tij për...