18.5 C
Tirana

Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE e pashmangshme

Më datë:

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se samiti BE-Ballkani Perëndimor mbetet një platformë e rëndësishme për rajonin.

Osmani ka përmendur katër pika kryesore që thotë se ua ka thënë liderëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Samitin BE – Ballkani Perëndimor.

Sipas saj e ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme dhe mbetet një angazhim i çdoditshëm.

“Nëse respektohet parimi i meritokracisë, ashtu siç proklamohet, atëherë duhet të ecet përpara me hapa konkret në këtë rrugëtim, duke filluar me trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit tonë për anëtarësim dhe heqjen e masave ndaj Kosovës të cilat janë të padrejta dhe joevropiane, nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria.

Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe, pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucione euro-atlantike, sepse mbi të gjitha ky është vullnet i popullit tonë”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrau kuzhinierin, lihet në burg 41-vjeçari: Nuk ishte shefi im që të më jepte urdhra

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën arrest me...

Arrest me burg për 25-vjeçarin që vrau babain në Durrës: Nuk e di kush e sulmoi

M. Kodheli, 25-vjeçari i cili disa ditë më parë...

Pas avokates së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë...