0.5 C
Tirana

Oriz i Pjekur me Qumësht dhe Vezë

Më datë:

Recetat e gatimit asnjëherë nuk mbarojnë. Gjithmonë ka diçka të re që ia vlen të provohet dhe i tillë është rasti i orizit të pjekur me qumësht dhe vezë.

Një recetë e lehtë dhe që përgatitet pa mundim të tepërt.

Mjafton të ndiqni hapat e përshkruar më poshtë dhe do të mrekulloni me aromë të mirë të dashurit tuaj.

Përbërësit

  • 700ml qumësht
  • 300gr gjizë pa kripë (nëse dëshironi mund ta zëvendësoni edhe me djathë)
  • 200g oriz për supë
  • 3 të verdha vezësh
  • Gjalpë
  • Bukë e thekur e thërrmuar
  • Kripë

Përgatitja

Për të filluar me recetën, fillimisht duhet që të vini për të zierë qumështin duke i hedhur pak kripë.

Kur qumështi të ketë filluar të vlojë është momenti për të shtuar orizin.

AgroWeb.org ju sugjeron që ta përzieni dhe ta lini të ziejë për 10 minuta.

Eshtë e rëndësishme që ta përzieni herë pas here, kështu kokrrat e orizit nuk do të ngjiten në fundin e tenxheres.

Hiqeni nga zjarri dhe pasi ta keni provuar për kripë, lëreni të ftohet.

Ndërkohë, lyeni një tavë me gjalpë dhe spërkateni me bukë të thekur.

Në një tas të vogël hidhni gjizën dhe përzjejeni me të verdhat e vezëve derisa të krijoni një masë të njëtrajtshme.

Ju këshillojmë që këtë masë ta shtoni tek orizi dhe ta përzieni mirë.

Kur të keni formuar një brumë të plotë, hidheni tek tava që përgatitët dhe përhapeni në të gjithë sipërfaqen e saj.

Në fund spërkateni përsëri me bukë të thekur të thërrmuar dhe futeni për ta pjekur.

Kini kujdes që furrën ta vendosni tek 180 gradë dhe ta lini të piqet për 45 minuta.

Gjatë pjekjes së ngadaltë, orizi do të ketë përthithur të gjithë qumështin dhe do të jetë zbutur aq sa duhet.

Nëse nuk jeni të sigurt për pjekjen, mund ta provoni duke e shpuar me një thikë.

Pasi të jetë pjekur mjafton që ta lini të ftohet dhe ta ndani nga anët e tavës.

Në fund do t’ju duhet vetëm ta servirni për të afërmit tuaj

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha mbledh kryesinë e PD-së: Pezullimi i Ballukut çelte portat e ferrit për Ramën!

https://www.youtube.com/live/Q7iikI9ggfk?si=zKL8ebqTre7MxlDa&t=312 Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur këtë të shtunë, më...

“Nga errësira lindi shpresa”, zëri i UÇK-së jehon në Shkup për drejtësi

Shkupi është mbushur sot me flamuj kuqezi, teksa qindra...

Inspektori i IKMT-së në Kukës kërcënon drejtorin e tij, arrestohet 33-vjeçari

Inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës është arrestuar...

Veliaj bën padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës...