Mbështetësit e Partisë Demokratike janë mbledhur para Kryeministrisë edhe këtë të shtunë, 7 nëntor 2026.
Kreu i kësaj partie, Sali Berisha, nuk është prezent as në këtë protestë, nuk do të marrë vëmendjen.
“Nuk ua bëj këtë studentëve”, tha ai, duke argumentuar se e mbështet plotësisht kauzën e tyre.
Marshimin e opozitarëve e drejtoi Flamur Noka, Sekretari i PD-së dhe disa deputetë të grupit. Pjesëmarrja duket e njëjtë me tubimet e mëhershme, ndërsa situata deri më tani paraqitet e qetë.
Forcat e policisë janë rreshtuar para godinës së Këshillit të Ministrave, të pajisur me skafandra.
Duhet theksuar se në orën 14:00, tek Ministria e Arsimit, nis protesta e studentëve. Kujtojmë se vala e protestave në vend startoi më 13 tetor, ndërsa episodet e dhunës kanë qenë mjaft të shpeshta.


