8.5 C
Tirana

Operacioni ndërkombëtar, De Raho: Bashkëpunimi Shqipëri-Itali lejon strukturat të luftojnë krimin e organizuar

Më datë:

Prokurori i Anti-mafias italiane, De Raho dhe kreu i SPAK, Arben Kraja zhvilluan një konferencë të përbashkët për operacionin ndërkombëtar të anti-drogës të shtrirë në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë.

Në fjalën e tij Federico Cafiero de Raho theksoi se bashkëpunimi mes autoriteteve ka vijuar prej kohësh dhe se bashkëpunimi Shqipëri-Itali lejoi strukturat të luftojnë krimin e organizuar.

“Përshëndes kreun e SPAK Arben Kraja. Operacioni mes Shqipërisë dhe Italisë ishte konstant. Prej kohësh kemi operuar së bashku për këtë operacion dhe me një raport me shumë intensitet që arritur rezultate të jashtëzakonshme. Bashkëpunimi Shqipëri -Itali lejon strukturat tona të luftojnë krimin e organizuar.

Qytetarët duhet të kenë besim në punën tonë. Anti-mafia italiane dhe policia shqiptare kanë zhvilluar këtë operacion tepër delikat, falë impenjimit të tyre kanë arritur të shkatërrojnë këtë grup që kryente aktivitetin kriminal në disa vende. Është e rëndësishme që bashkëpunimi ynë të vazhdojë në mënyrë intensive”, tha ai.

Nga ana tjetër kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi se zyrtarë të ndryshëm kanë favorizuar aktivitetin kriminal.

Ai gjithashtu theksoi se vetëm duke bashkëpunuar mund të goditen organizatat kriminale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U la në burg, avokati: Erzen Uka ishte rastësisht në shtëpinë ku ndodhi incidenti

Julian Cumraku dhe Erzen Uka, të arrestuar mbrëmjen e...

Kurti: Ndërtimi i fabrikës së municioneve “Made in Kosova” do të përfundojë vitin e ardhshëm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se fabrika e...

Qeveria kërkoi rrëzimin e pezullimit të Ballukut, Kushtetuesja shtyn seancën paraprake

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datë 2 dhjetor...

Automjete luksoze të vjedhura nga Italia, dy të dyshuar në kërkim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Stolen...