12.5 C
Tirana

OKB pritet të rivendosë sanksione ndaj Iranit

Më datë:

Kombet e Bashkuara pritet të rivendosin sanksione ndaj Iranit të shtunën mbrëma, më 27 shtator, në një zhvillim që shënon herën e parë në dhjetë vjet që Republika Islamike përballet me masa ndëshkuese të tilla. Ky hap vjen pasi përpjekjet diplomatike mes Teheranit dhe Perëndimit për të rifilluar marrëveshjen bërthamore kanë dështuar.

Pavarësisht se një ditë më parë Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike bëri të ditur se inspektorët e saj kishin hyrë në impiantet bërthamore iraniane, vendet perëndimore e konsideruan këtë si një veprim të pamjaftueshëm për të shmangur sanksionet.

Muajin e kaluar, vendet evropiane nisën zyrtarisht procesin për rikthimin e sanksioneve të OKB-së, duke akuzuar Iranin për mungesë transparence në lidhje me programin e tij bërthamor dhe për veprimet e ndërmarra në përgjigje të sulmeve ajrore izraelite dhe amerikane gjatë qershorit.

Sanksionet e reja do të ndalojnë në mënyrë globale çdo bashkëpunim me individë, kompani apo organizata të lidhura me programin bërthamor dhe atë të raketave balistike të Iranit.

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, deklaroi se nuk ka arsye për arritjen e një marrëveshjeje të re, përderisa sipas tij Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rrëzojnë regjimin iranian përmes presionit të vazhdueshëm.

“Nëse synimi do të ishte vetëm të adresonim shqetësimet për programin bërthamor, kjo mund të bëhej lehtësisht”, u shpreh ai për mediat, duke theksuar se Irani nuk ka synuar kurrë të prodhojë armë bërthamore.

Gjatë kësaj jave, Pezeshkian u takua me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili, sipas tij, propozoi që Irani të dorëzonte rezervat e uraniumit të pasuruar në shkëmbim të një shtyrjeje njëmujore të sanksioneve. Por Pezeshkian e refuzoi këtë ide, duke e quajtur një “kurth”, që do ta mbante vendin në një presion të vazhdueshëm mujor.

Ai akuzoi gjithashtu SHBA-të për presion mbi shtetet evropiane që të mos pranojnë asnjë kompromis me Iranin.

Nga ana tjetër, i dërguari amerikan, Steve Witkoff, u shpreh se SHBA-të nuk kanë për qëllim të dëmtojë Iranin dhe mbetet e hapur për dialog. Por Pezeshkian u shpreh skeptik për qëndrimin amerikan, duke përmendur tërheqjen e Witkoff-it nga marrëveshjet e mëparshme, sidomos pas nisjes së ofensivës izraelite kundër Iranit në muajin qershor.

Qëllimi i sanksioneve është të ushtrojnë presion ekonomik ndaj Iranit, por mbetet e paqartë nëse të gjitha shtetet anëtare të OKB-së do t’i zbatojnë ato. Rusia dhe Kina u përpoqën të premten në Këshillin e Sigurimit që të shtynin vendosjen e sanksioneve deri në prill, por nuk arritën të siguronin mbështetjen e nevojshme.

Ndërkohë, SHBA-ja ka vendosur tashmë sanksione të saj ndaj Iranit dhe po kërkon të bindë vendet e tjera që të ndalojnë blerjet e naftës iraniane, një përpjekje që ngjall kujtimet e politikës së “presionit maksimal” të ish-presidentit Donald Trump, i cili në mandatin e tij të parë u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, duke rikthyer një sërë masash ndëshkuese.

Sanksionet aktuale janë parashikuar në vetë marrëveshjen e vitit 2015 dhe rikthimi i tyre pasqyron dështimin e përpjekjeve ndërkombëtare për të ringjallur këtë pakt.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...