OKB-ja dërgon ndihma humanitare në Siri

Më datë:

Ankara

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) sot ka dërguar 43 maune me ndihma humanitare në Idlib, provincë veriperëndimore në Sirinë e shkatërruar nga lufta civile disavjeçare, (AA).

Maunet, me furnizime për t’u shpërndarë midis banorëve në zonat urbane të Idlibit si dhe fshatrat përreth, kaluan nëpër pikën kufitare Cilvegozu në provincën jugore Hatay të Turqisë.

Siria është përfshirë nga një luftë e egër civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi i Bashar al-Asadit shtypi protestat pro-demokracisë.

Sipas shifrave të OKB-së, që atëherë qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë të tjerë janë shpërngulur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...