Oerd Bylykbashi: Pensionet në Shqipëri janë të turpshme

Më datë:

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, u shpreh në Kuvend këtë të enjte se pensionet në Shqipëri janë të turpshme.

“Të gjithë ju jeni ndeshur në fushatë elektorale kur keni takuar qytetarët. Keni takuar njerëz, pensionistë… Personalisht më ka ndodhur, kur takova dikë që ankohej për pensionin 150 mijë të vjetra. Ishte një tjetër ngjitur. 150 tha, unë e kam 75 mijë lekë të vjetra. Pra ai ishte gjysmë e atij tjetri. Ne kemi pension minimal, për disa persona e kemi 78 mijë lekë të vjetra. Ky është një turp. Bëni një llogari të thjeshtë sa rrinë këta qytetarë që me atë pension t’u rrijë me dinjitet termi qytetar.

Këta marrin diçka që nuk ka lidhje me dinjitetin e tyre njerëzor, si individ. Kjo republikë angazhohet për dinjitetin e njerëzve të vet. E dimë shumë mirë që minimumi jetik sot është afro 200 mijë lekë të vjetra”, tha Bylykbashi.

Deputeti demokrat tha se opozita ka propozuar një nismë ligjore për minimumin jetik, 200 mijë Lekë, por mazhoranca e refuzon.

“Pse nuk bëjmë përpjekje që dinjitetin e këtyre (pensionistëve) ta ngremë sipër nëse ua ngremë nëpunësve të lartë”, tha Bylykbashi duke marrë si shembull rritjen që propozohet t’u bëhet pagave të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...