OBT anulon takimet deri më 20 mars për shkak të Covid-19

Më datë:

Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) të martën tha se anulon të gjitha takimet deri më 20 mars pasi një prej punonjësve të saj u diagnostikua me koronavirusin e ri, (AA).

Sipas korrespondentit të AA-së, drejtori i përgjithshëm i OBT-së, Roberto Azevedo dërgoi një njoftim në zyrën e tij të përfaqësuesve në Gjenevë, duke i informuar për lajmet dhe duke theksuar se punonjësi po vendoset në izolim shtëpiak.

Në njoftim thuhet se situata është duke u monitoruar nga afër dhe të gjithë punonjësit e OBT-së janë në dijeni të kësaj.

Ndërkohë, të gjitha takimet e Organizatës Botërore të Pronës Intelektuale (OBPI) dhe Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD) janë anuluar gjatë muajve mars dhe prill.

Gjithashtu, të gjitha ngjarjet anësore, përfshirë panelet dhe konferencat brenda sesionit të 43-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Zyrën e OKB-së në Gjenevë u anuluan javën e kaluar.

Për më tepër, Zyra e OKB-së në Gjenevë është e mbyllur për vizitorët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tavë me pulë, spinaq dhe angjinare

Nëse jeni duke kërkuar një ide të re për...

iPhone i palosshëm i Apple thuhet se do të lansohet në vjeshtën e vitit 2026

Apple pritet të njoftojë një iPhone krejtësisht të ri...

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia, është vetëdorëzuar...

Bardhi: Mazhoranca kërcënim për pavarësinë e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...