13.5 C
Tirana

OBSH kundër izolimeve masive: Ndëshkuese për shoqërinë

Më datë:

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se autoritetet duhet të përpiqen të shmangin masat “ndëshkuese” të izolimit, pasi shumë vende po përballen me rritje të mprehtë të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Komentet i bëri shefi i emergjencave në OBSH, Mike Ryan, në një konferencë në Gjenevë, një ditë pasi OBSH-ja raportoi një rritje rekord një-ditore të rasteve globale të koronavirusit. Mbi 338,000 raste u raportuan brenda 24 orëve.

“Nganjëherë është e pashmangshme dhe ne e pranojmë atë, por ajo që duam të provojmë dhe shmangim janë këto izolimet masive që janë kaq ndëshkuese për komunitetet, për shoqërinë dhe për gjithçka tjetër”, tha ai.

Në lidhje me masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Ryan tha se “nuk ka përgjigje të reja pasi ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë”. Gjatë ditëve të fundit Evropa po raporton më shumë raste sesa India, Brazili ose Shtetet e Bashkuara.

Të premten, Spanja vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në Madrid. Gjermania, Çekia dhe Italia gjithashtu kanë raportuar rritje të ndjeshme të numrit të rasteve të reja me koronavirus.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...