14.5 C
Tirana

OBSH: Bota në një fazë të re dhe të rrezikshme!

Më datë:

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference për shtyp paralajmëroi se “Bota është futur në një fazë të re dhe të rrezikshme të pandemisë” teksa në 24 orët e fundit në të gjithë botën janë raportuar më shumë se 150 mijë raste të reja infeksioni.

Pothuajse gjysma e këtyre rasteve janë raportuar në SHBA, me një numër të madh gjithashtu të prekurish në Azi, Amerikën Latine dhe Afrikë të cilat rrezikojnë të bëhen epiqendra të reja të pandemisë.

Tedros tha se “Shumë njerëz janë të lodhur nga të qendruarit në shtëpi. Shtetet me sa duket dëshirojnë të hapin shoqëritë dhe ekonomitë e tyre. Por koronavirusi po përhapet shpejt. Ai  është akoma vdekjeprurës dhe shumica e njerëzve janë akoma të ndjeshëm ndaj infeksionit”.

OBSH – tha ai – nxit njerëzit të vazhdojnë të ruajnë distancën fizike nga të tjerët, të qëndrojnë në shtëpi nëse ndjehen të sëmurë, të mbajnë maskat në ambientet publike dhe të janë shpesh duart.

Për OBSH, njerëzit në këtë situatë duhet të mos rrisin vigjilencën në maksimim dhe ka kërkuar nga qeveritë të përqendrohen në testimin dhe izolimin e rasteve të reja si dhe gjurmimin e personave që kanë patur kontakte me ta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Marrëveshje SHBA-Tajvan për mikroçipa, Pekini kundërshton”

Kina tha të martën se kundërshton “vendosmërisht” një marrëveshje...

Të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë dalin para gjykatës

Nën masa të larta të sigurisë u sollën sot...

“Laboratori i drogës në Krujë dhe trafiku i kokainës, SPAK prezanton akuzat për grupin”

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka nisur komunikimin e...

Bie niveli i ujërave në tokat e përmbytura në qarkun e Shkodrës

Situata në territorin e qarkut Shkodër, paraqitet e qëndrueshme...