Objektet arsimore në Ukrainë shndërrohen në bunkerë për të mbrojtur studentët nga sulmet ruse

Më datë:

Autoritetet në Ukrainë po shndërrojnë objektet arsimore në bunker për  të strehuar nxënësit dhe  studentët gjate vitit te ri shkollor, si e vetmja mënyrë për t’i mbrojtur nga bombardimet ruse, shkruan skynews.

Pas dy vitesh pandemi dhe gjysme viti lufte, në Ukrainë po krijohet një brez i humbur. Ndërsa shkollat ​​përgatiten të hapin dyert e tyre në shtator, shumë edukatorë po përballen me faktin se ata nuk kanë aftësinë për të ofruar siguri për nxënësit, apo paqe mendore për prindërit, nëse shkollat ​​e tyre sulmohen.

Ukraina, e njohur për inovacionin dixhital, u përqendrua shpejt në mësimin online pasi infrastruktura mbajti peshën kryesore të ofensivës ruse. Por mungesa e pajisjeve teknologjike dhe aksesi në internet me shpejtësi të lartë ka paraqitur një sfidë.

Si pasojë e luftës janë dëmtuar 2 300 shkolla. Ministri i arsimit tha se rreth 59% e shkollave dhe universiteteve nuk janë gati për në shtator. Lufta ka shkaktuar gjithashtu një largim masiv të mësuesve nga vendi e për këtë shkak po krijon rrezikun e një brezi të humbur.

Kjo është arsyeja pse autoritetet po shohin mundësinë e strehimoreve për t’i mbrojtur nga bombat.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nafta sot: Bordi i Transparencës shpall çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës në datë 8 Prill 2026, në...

Berisha mbledh grupin parlamentar, kundër taksës që dëmton ata pa mjete

https://www.youtube.com/live/pkjkctd2I-I?si=bS-quuSpBVJ4Xdjv Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të PD. Kreu...

Inflacioni në mars 2,6%, çmimet e transportit u rritën me 7,5%

 Inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë...

Kurti në Mitrovicën e Veriut: Ligji bashkon, nuk ndan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë përurimit të objektit...