Numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën shkon në mbi 33 milionë

Më datë:

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar 33 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, njoftohet se gjithsej 33.002.635 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin.

Në të njëjtën kohë, 5 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë, janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (7.373.375), ndërsa pas saj radhiten SHBA-ja (5.983.345), Brazili (4.954.159), Rusia (1.186.041) dhe Kolumbia (950.348).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të shëruarve ka arritur në 320.762.

Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 45,3 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1 milion 186 mijë të vdekur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tuneli i Llogarasë, zgjatet masa e “arrest shtëpie” për Gjyli dhe Elezi

Zgjatet afati i paraburgimit në lidhje me masën “arrest...

Ilir Meta i drejtohet SPAK: “Parandaloni shkatërrimin e procesit”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka...

Negociatat për fundin e luftës, Pakistani i dërgon SHBA-së propozimin e ri të Iranit

Pakistani i ka dërguar SHBA-së propozimin e rishikuar të...

Ministri Nufi: forcojmë kapacitetet për reagim të shpejtë në emergjenca në të gjithë vendin

Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi vizitoi Bazën e...