13.5 C
Tirana

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ja sa vota morën kandidatët

Më datë:

Sot ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta për Komunën e Prishtinës.

Sipas rezultateve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia ka marrë 843 vota, ndërsa Përparim Rama i LDK-së ka marrë 483 vota, shkruan lajmi.net.

Kandidati i PDK-së, Uran Ismaili ka marrë 445 vota, ndërsa ai i AAK-së, Daut Haradinaj, 160 vota.

Ndryshe, Komuna e Prishtinë ka shkuar në balotazh, meqenëse asnjëri prej kandidatëve s’i ka fituar votat e nevojshme për fitore në raundin e parë.

Që një kandidat të fitojë pa balotazh i duhen 50 për qind plus një votë.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, raundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme, mbahet ditën e diel, katër javë pas raundit të parë. Në këtë rast i bie që do të mbahen më 14 nëntor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...