14.5 C
Tirana

Nuk nis armëpushimi në Gaza, ushtria izraelite vijon bombardimet

Më datë:

Armëpushimi i përkohshëm në Ripin e Gazës nuk hyri në fuqi as këtë të Enjte. Bombardimet izraelite në Gaza vazhduan edhe në orët e para të mëngjesit. Ushtria izraelite njoftoi se avionët goditën mbi 300 objektiva të Hamasit, përfshirë tunele nëntokësorë dhe depo armatimesh.

Parashikohej që luftimet të ndalonin në orën 10:00 të mëngjesit të kësaj të Enjteje, por burime të qeverisë izraelite thanë se armëpushimi do të niste të Premten. Katari që ndërmjetësoi marrëveshjen njoftoi se brenda pak orësh do të përcaktohet edhe nisja zyrtare e armëpushimit 4-ditor.

Faza e parë është lirimi i 50 pengjeve që Hamasi mori në sulmin e 7 Tetorit në jug të Izraelit. Kjo pasohet nga lirimi i 150 të burgosurve palestinezë nga Izraeli, shumica dërrmuese gra e fëmijë.

Izraeli u vizitua këtë të Enjte nga Sekretari i ri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron. Një ndër ndalesat e tij të para ishte komuniteti i bujqësor në Beeri, fare pranë kufirit me Gazën ku militantët e Hamasit kryen masakra gjatë sulmit në Izrael.

1200 viktima numërohen nga ai sulm i Hamasit, ndërsa prej asaj dite nga kundërsulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, kanë humbur jetën 14 mijë palestinezë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident me vdekje në Lushnjë, humb jetën 60-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta...

“Për shtetin jemi ufo”, qytetarit në Durrës iu përmbyt banesa për herë të tretë brenda vitit

Rreth 900 banesa janë përmbytur në Durrës si pasojë...

Arsenal armësh dhe 18 kg drogë, arrestohen babë e bir në Fier

Një operacion policor i koduar “New Start 2” ka...