13.5 C
Tirana

Nuk kallëzoi krimin e vrasjes së Egli Progës, Gjykata e Korçës lë në burg Andi Shkulakun

Më datë:

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Andi Shkulakun, i arrestuar tri ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Korçës, me akuzën moskallzim krimi për ngjarjen e rëndë të 10 Gushtit 2024 në Pogradec ku mbeti i vrarë Egli Proga.

Hetimet për vrasjen e Egli Progës të cilat janë në fazën përfundimtare duket se po ndryshojnë.

Së fundmi dëshmi të reja kanë dalë në dritë nga vetë të arrestuari të cilët sipas varjantit të ri, janë shprehur se së pari viktima është dhunuar brenda lokalit nga shtetasi Leonidha Guçe e më pas ai është goditur kur ka dalë nga objekti edhe nga shtetasi Denis Meçe.

Gjithsesi prokuroria e Korçës po vijon më tej veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të dëshmisë.

Në 10 Gusht të vitit të shkuar mbeti i vrarë shtetasi Egli Proga, ndërsa ngjarja atëherë krijoji përplasje mes institucioneve dhe dyshime për fshehje të ngjarjes, ndërsa veprimet hetimore të fundit duket se po i ndryshojnë rrjedhën ngjarjes së rëndë, pikërisht në fazën kur dosja e prokurorisë pritej të shkonte për gjykim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...