23.5 C
Tirana

“Nuk ka zgjidhje ushtarake për krizën në Libi”

Më datë:

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë publikoi deklaratën e përbashkët të Këshillit të nivelit të lartë turko-rus për bashkëpunim lidhur me çështjen e Libisë.

Deklarata thekson se Rusia dhe Turqia më 8 janar të këtij viti ndërmorën një nismë me qëllim të qetësimit të situatës në Libi dhe vendossjes së bazave të procesit politik dhe se të dyja vendet janë përcaktuar për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Libisë dhe se janë të përkushtuar në qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Rusia dhe Turqia shprehën bindjen se kriza e Libisë nuk ka gjasa për zgjidhje ushtarake dhe se problemi mund të zgjidhet vetëm me proces politik të udhëhequr nga libianët dhe me ndihmën e OKB-së.

“Gjatë bisedimeve u potencua nevoja për vazhdimin e luftës kundër struktuarave terroriste dhe individëve në Libi të cilën e ka konfirmuar Këshilli i Sigurimit të OKB-së”, thuhet në deklaratë.

Më tej është përsëritur përkushtimi për mbajtjen e takimeve dypalëshe për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin si dhe përmirësimin e gjendjes humanitare në Libi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...