Norma e interesit për kreditë në lekë për bizneset u rrit në 6.8%

Më datë:

Norma e interesit të kredisë për bizneset ka shënuar një rritje të lehtë, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.

Banka e Shqipërisë, publikoi raportin e vrojtimit mbi kreditimit ku bëri të ditur se, interesi për kreditë e reja në lekë për bizneset, u rrit në 6.8% nga 6.6% që ishte në tremujorin e parë dhe 6.7% vitin e kaluar.

Interesat janë rritur lehë tek të treja kategoritë ndonëse ishte kategoria e kredive mbi 140 milionë lekë ajo që ndikoi më shumë në muajt e fundit. Interesi mesatar për këto kredi arriti në 6.7% në tremujorin e dytë, nga 6.5% dhe 6.1% në tremujorët paraardhës, njoftoi BSH-ja.

Kategoria e kredive me shuma deri 35 milionë lekë, e cila përafron biznesin e vogël, ka regjistruar rritje minimale por të vazhdueshme që prej tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Interesi për këtë kategori shënoi 7.7% në këtë tremujor. Kostoja e financimit për likuiditet afatshkurtër ka rezultuar në rritje ku interesat për overdraft dhe kapital qarkullues në tremujorin e dytë rezultuan 6.4% nga 6% në tremujorin e parë dhe 6.3% vitin e kaluar.

Në anën tjetër, norma e interesit për kreditë në euro të bizneseve, në tremujorin e dytë rezultoi në 7%, në të njëjtin nivel me tremujorin e parë dhe më lart se 6.6% e gjysmës së dytë të vitit të kaluar.

“Rritjet e normës bazë të interesit nga Banka Qendrore Europiane, vitin e kaluar, janë reflektuar plotësisht tek interesat e kredisë në euro tek bizneset”, bën të ditur BSH-ja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pr.ligji për portet turistike shkel marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit

 Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë një prononcimi...

Kapri: Rama ndërhyn me ligje, të korruptuarit drejt lirimit nga GJL

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri deklaroi se ligje...

Kolegjet e Bashkuara mblidhen për rishikimin e praktikës “arrest me burg”

Gjykata e Lartë rishikon sot praktikën gjyqësore për aplikimin...

“Kemi 83 mandate, nuk i hamë presionet”, Balla ironizon opozitën për integrimin

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë...