Noka viziton protestuesit e arrestuar: “Banda e kusarëve nuk do të mbijetojë”

Më datë:

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka takoi sot protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të së dielës. Ai u shpreh se pushteti i inkiminuar do të marrë fund dhe se populli opozitar do të vendosë për fatin e atyre që ai i quajti “bandë kusarësh”.

Së bashku me Balliun, Noka vizitoi të arrestuarit, të cilët sipas tij, ishin me moral të lartë dhe të motivuar për të vazhduar betejën kundër narkoregjimit.

“Ata dërguan një mesazh të qartë: nuk ka dorëzim, dorëzim do të ketë vetëm narkoregjimi”, tha Noka. Ai shtoi se protestat dhe revoltat do të shtohen, ndërsa arrestimet politike vetëm e kanë forcuar këtë vendosmërinë. Deputeti kritikoi dhunën dhe arrestimet e qytetarëve dhe opozitarëve, duke theksuar se ata që duhet të ishin të arrestuar janë “banditët me dhe pa uniformë që i shërbejnë regjimit, karteleve të drogës dhe pushtetit të kusarëve”.

“Ndihesh keq kur sheh qytetarët e arrestuar për të drejtat e tyre, për një Shqipëri pa korrupsion, pa krim dhe pa narkoregjim. Pushteti i horrave nuk do të ketë të gjatë, do të marrë fund, dhe populli opozitar do të japë verdiktin për këtë bandë kusarësh”, u shpreh Noka.

Për pyetjet e gazetarëve lidhur me dhunën ndaj deputetëve dhe policinë, Noka tha se çdo oficer që dhunon opozitarët dhe qytetarët, çdo drejtues ose punonjës që përfaqëson bandën e pushtetit, do të konsiderohet armik i ligjit dhe do të përgjigjet para drejtësisë.

“Ne po mbajmë shënim çdo emër dhe do t’i denoncojmë. Një ditë, shumë shpejt, çdonjëri prej tyre do të japë llogari para ligjit”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi i G7 për konflikte globale, Kallas: Rusia ndihmon Iranin ndaj SHBA-së

Në një periudhë lufte dhe krize ekonomike, ministrat e...

Ngushtica e Hormuzit e mbyllur nga Garda Revolucionare, tensionet ndërkombëtare rriten

Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit...

Makarona të Pjekura me Pulë, Presh dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga...

Importuesit shkresa qeverisë: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës, çmimet nën kosto

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm...