Noka sulmon ashpër Altin Dumanin: Është ushtar i Ramës!

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, në fjalën e tij nga Përmeti ku po zhvillohet një takim me simpatizantë të PD, u shpreh se me vendimin e Apelit që njohu grupimin e Berishës si PD zyrtare, tashmë demokratët nuk janë më të shitur dhe kapur.

Ai ka sulmuar edhe kreun e SPAK Altin Dumani, të cilin e ka quajtur “ushtar” të kryeministrit Edi Rama, synimi i të cilit është asgjësimi i opozitës

“Tashmë jemi të pashitur, të pakapur, të pagjunjëzuar. Ja dolëm në 3 vite të mbajmë PD dhe opozitën gjallë. Ia dolëm të kthejmë edhe flamurin që na ishte marrë peng.

Nuk mjafton vetëm opozita që të luftohet krimi i organizuar dhe të luftohet shpopullimi. Në vendin tonë vetëm opozita është në shërbim të qytetarëve. Ku është drejtësia e re? Ku është Altin Dumani? A ju dha shqiptarëve një përgjegjës për inceneratorët. A ju dha shqiptarëve ai dhe SPAK një përgjegjës për inceneratorët? Jo. Dumani nuk ka këllqe të luftojë korrupsionin sepse është peng i Ramës dhe regjimit. I është caktuar vetëm një detyrë, të bëhet krah Ramës për të asgjësuar opozitën”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...