Noka: Mos heshtni përpara krimit

Më datë:

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, akuzoi qeverinë që hesht përpara krimit, duke iu referuar ngjarjes së rëndë që ndodhi të hënën në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku një 14-vjeçar humbi jetën.

Noka replikoi nga vendi në seancë plenare duke thënë se “ka 24 orë që në të gjithë mediet pasqyrohet vrasja e një të riu, ka 24 orë kur i gjithë opinioni publik është i shokuar nga kjo ngjarje e rëndë dhe ju të gjithë ministrat, qeveria heshtni, a thua se nuk ka ndodhur asgjë“.

“Kërkoi kolegu një minutë heshtje, sepse është tragjike kjo që ka ndodhur, sepse 24 orë më parë keni mbajtur leksion për sigurinë”, tha ai.

Noka u shpreh se ka pasur informacion për ngjarjen e rëndë dhe askush nuk do t’ia dijë.

“Mbrëmë në mesnatë u vra një i ri, i biri i një gjyqtari, që ka dhënë burgime të përjetshme për krimin, i biri i një gjyqtari që ka dënuar 10 kriminelë por që ju, drejtësia juaj e flaku në rrugë”, u shpreh ai.

Sipas tij, kjo ndodh se drejtori i përgjithshëm i policisë është ushtar i krimit, drejtori i policisë Tiranë është ushtar i krimit të organizuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

4 perimet “mrekullibërëse” të pranverës….

Pranvera nuk sjell vetëm një kushte më të mira...

Balenat, një specie e veçantë! Zemra që dëgjohet 3 km larg dhe misteret e saj

Balena Timmy ose Hope është tashmë drejt lirisë në...

Si ta përshpejtoni televizionin me një truk të thjeshtë nga telekomanda

Shumë përdorues të Smart TV po përballen me ngadalësim...

Hasude e pjekur – Ëmbëlsira magjepsëse plot shije

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...