12.5 C
Tirana

Nju Jorku e shpall dhunën me armë emergjencë shëndetësore

Më datë:

Nju Jorku u bë shteti i parë amerikan që shpalli gjendje të emergjencës për të adresuar dhunën në rritje me armë.

Mbi 50 të shtëna me armë kanë ndodhur fundjavën e kaluar në shtetin e Nju Jorkut, tha guvernatori Andrew Cuomo, teksa nënshkroi urdhrin ekzekutiv për gjendje emergjente.

Urdhri e përshkruan dhunën me armë si “krizë të shëndetit publik”.

Direktiva do të kanalizojë 138.7 milionë dollarë në programet e ndërhyrjes dhe parandalimit të dhunës me armë.

Mediat amerikane kanë raportuar se gjatë fundjavës së kaluar, afro 200 amerikanë kanë humbur jetën nga të shtënat.

Në muajin mars, Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka publikuar statistikat preliminare për vitin 2020, të cilat kanë treguar rritje për 25 për qind të vrasjeve, krahasuar me një vit më parë.

“Nëse shikoni numrat e fundit, më shumë njerëz tani po vdesin nga dhuna me armë dhe krimi, sesa [sëmundja] COVID-19”, tha guvernatori Cuomo.

Në fund të qershorit, presidenti amerikan, Joe Biden, ka shpalosur strategjinë e Shtëpisë së Bardhë për të luftuar dhunën me armë, e cila përfshin kufizimin e tregtarëve mashtrues dhe luftimin e trafikimit me armë zjarri./ REL

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...