11.5 C
Tirana

Njësoj si një kirurg i vërtetë, roboti kryen ndërhyrjen me “100% saktësi”

Më datë:

Një robot ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale me saktësi 100%, kanë thënë shkencëtarët.

Roboti, i cili shënon “një hap të madh” drejt përdorimit të më shumë makinerive në sallën e operacionit, ishte trajnuar me videot e operacioneve dhe ia doli të heqë tëmthin nga një ‘pacient’ i simuluar, raporton Sky News.

Sipas John Hopkins University, roboti e kreu ndërhyrjen me ekspertizën e një kirurgu të vërtetë, madje edhe gjatë skenareve të paparashikuara siç ndodhin te urgjencat reale.

Roboti mund të përgjigjej dhe të mësonte nga komandat zanore të ekipit, njësoj si një kirurg rishtar që bashkëpunon me mentorin.

Në ndërhyrje duheshin kryer 17 detyra dhe roboti duhet të identifikonte arterie dhe tuba të ndryshëm  duke i kapur saktësisht, duke vendosur kapëset dhe më pas të përdorte bisturinë. Gjithashtu ai ia doli të përshtatej edhe kur u përdor boja e cila ndryshon pamjen e organeve dhe indeve.

Axel Krieger, profesor në inxhinierinë mekanike, tha: “Ky përparim na çon nga robotët që mund të kryejnë detyra specifike kirurgjikale te ata që i kuptojnë vërtet ndërhyrjet. Është një dallim kritik që na sjell më afër sistemeve autonome kirurgjikale që gjenden në ambiente klinike dhe që mund të funksionojnë në realitetin e ngatërruar dhe të paparashikueshëm të kujdesit ndaj pacientit.”

Sistemi i ri përdor të njëjtin model si ChatGPT dhe mund t’u përshtatet tipareve anatomike të pacientit në kohë reale dhe vetëkorrigjohet. Roboti mund t’u përgjigjet komandave si “kap kokën e tëmthit” apo “lëviz krahun e majtë pak majtas” dhe mëson prej tyre.

Edhe pse robotit iu desh më shumë kohë për të kryer ndërhyrjen sesa i duhet një kirurgu, rezulatet  krahasoheshin me ato të një njeriu. Ekipi do të trajnojë dhe testojë sistemin në më shumë lloje ndërhyrjesh.

Në vitin 2022, një robot kreu operacionin e parë autonom te një derr. Megjithatë, u desh që indet të  shenjoheshin, veproi në një mjedis shumë të kontrolluar dhe ndoqi një plan të rreptë dhe të parapërcaktuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BE uron kreun e ri të SPAK, Gonzato: Mirëpresim bashkëpunimin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato,...

Me shtatë vota të anëtarëve të KLP, Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK

Prokurori Klodian Braho zgjidhet kryetar i SPAK me 7...

“Abdullah Klinaku: Ekspertiza juridike dhe vizioni profesional në arenën parlamentare”

“Abdullah Klinaku nga LVV – Jurist dhe intelektual me...

Avokati i Popullit, rrëzohet kërkesa e opozitës për heqjen nga rendi i ditës

Kuvendi rrëzoi sot me 77 vota kundër, 30 vota...