14.5 C
Tirana

Njërit iu gjet kanabis në xhep, tjetrit iu zbuluan fidanë me drogë në një parcelë, dy të arrestuar në Elbasan

Më datë:

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi iu gjetën lëndë narkotike.

Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bënë me dije se 19-vjeccari me inicialet I. V., banues në fshatin Pajun u ndalua nga policia pasi ishte duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabisi.

Po ashtu në pranga ra dhe shtetasi me inicialet A. V., 57 vjeç, banues në fshatin Pajun, Elbasan, pasi në vendin e quajtur “Gorga e Skënderasit”, në pronën e tij, janë gjetur të kultivuar disa fidanë kanabisi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zaçaj mbyll mandatin në krye të Kushtetueses: Rekord çështjesh të shqyrtuara në tre vjet

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në përfundim të...

Merr fund rrethimi në Orosh! Dy personat e armatosur vetëdorëzohen te policia

Dalja e dy personave të armatosur nga banesa e...

Berisha: Kjo qeveri do shkruhet në muret e historisë si më antishqiptare dhe më hajdute

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e...

Bylykbashi: Rama po bën avokatin e Ballukut, nuk e shkarkon sepse është i përfshirë kokë e këmbë

https://www.youtube.com/live/MS5UWNajuxI?si=wR5RplcFKWd7jNRx Në “Foltoren 2”, të organizuar para Kryeministrisë Oerd Bylykbashi...