Një Aurë ndriçon qiellin e Marsit

Më datë:

Një Aurorë ndriçon qiellin e Planetit Mars. Për të parën herë është shkrepur një imazh nga roveri “Perseverance” që gjendet në sipërfaqen e planetit, duke treguar një ngjyrim te plotë të qiellit në ngjyrë të gjelbër.

Aurora paraqitet edhe në Mars pothuajse njësoj me të njëjtën ngjyrë si në Tokë, por njëkohësisht është ndryshe, pasi është plotësisht uniforme në të gjithë qiellin.

E krijuar si pasojë e një shpërthimi diellor në kurorën e yllit tonë disa ditë më parë, molekulat në formë plazme janë përhapur, duke mbërritur në Mars sikurse edhe ne Tokë, duke shkaktuar të njëjtat fenomene natyrore.

Në Tokë aurorat shfaqen kryesisht në pole, pasi molekulat që mbërrijnë nga dielli, përplasen me molekulat e atmosferës dhe fusha magnetike i kanalizon drejt ekstremeve veri jug të planetit tonë.

Ndërsa në Mars nuk ekziston një fushë magnetike globale, çka sjell shtrirjen e aurorave kudo në qiell në  mënyrë të njëjtë.  Fenomeni është përshkruar në revistën Science Advances, nen drejtimin e Universitetit të Oslos.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...