Nis seancë plenare në Kuvend, qytetarët protestojnë jashtë godinës

Më datë:

Raportohet se protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa thirrje kundër ka edhe ndaj opozitës.

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot, më 30 qershor 2026, në orën 10:00 në seancë plenare, në bazë të kalendarit të punimeve për periudhën 15 qershor-03 korrik 2026.

Ndërkohë, qytetarë të shumtë janë mbledhur para Kuvendit, ndërsa mbajnë pankarta në duar me mesazhe kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Në rendin e ditës përfshihen miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme, njoftime të ndryshme, si dhe një sërë projektligjesh dhe projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të disa institucioneve publike.

Ndër projektet kryesore është projektligji “Për kontrollet zyrtare dhe aktivitetet e tjera zyrtare” që lidhet me garantimin e zbatimit të legjislacionit për ushqimin, ushqimin për kafshë, shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, si dhe mbrojtjen e bimëve.

Po ashtu, Kuvendi pritet të shqyrtojë dhe vlerësojë veprimtarinë vjetore për vitin 2025 të disa institucioneve të rëndësishme, përfshirë Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Departamentin e Administratës Publike, Autoritetin e Konkurrencës, Komisionin e Prokurimit Publik, Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, si dhe Agjencinë e Sigurimit të Depozitave. Seanca parashikon gjithashtu edhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi me të dërguarin e Trump, Balla: Shqipëria model i paqes dhe tolerancës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

Zjarri në Kryezi drejt Helmasit/ Zjarrfikësit luftojnë pa ndërprerje, flakët mbahen larg banesave

Një vatër zjarri e raportuar rreth orës 10:00 të...

Përfaqësues të PD-së, takim me të dërguarin special të presidentit Trump

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, kryetari...

Nesër nis sesioni i ri i Kuvendit

Deputetët do të rikthehen në sallën e seancave plenare...