Nis regjistrimi për kopshte/ 3000 fëmijë pritet të regjistrohen në Tiranë

Më datë:

Fillimi i muajit shtator shënon nisjen e procesit te aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në kopshte. Rreth 3000 fëmijë parashikohet të frekuentojnë kopshtet e Tiranës.

Aktualisht është bërë kalimi nga çerdhja në kopsht për 1800 fëmijë, sipas një deklarate të bërë nga prindi në çerdhen që ka frekuentuar fëmija.

Tirana numëron rreth 46 kopshte në zonën urbane dhe 50 në zonat rurale. Për të kryer aplikimin në kopshtet e Tiranës duhen plotësuar një dokumentacion që përmban vërtetim vaksinash që është I detyrueshëm për t’u regjistruar në kopsht, vërtetim punë i dy prindërve dhe certifikata familjare.

Aplikimi është I lirë, pra prindi aplikon në një vend që është pranë punë së tij, ose pranë gjyshit dhe gjyshes, sepse ndodh që prindi të jetë më turne.

Ne gjithmonë e gjejmë një zgjidhje.

Nëse nuk ka hapësirë në një kopsht, po në të njëjtën njësi do të ketë një kopsht tjetër ku mund ta marrë shërbimin. Asnjë fëmijë nuk mbetet pa u regjistruar.

Kopshtet shtetërore vazhdojnë të jenë të kërkuara nga prindërit.

Rritja e cilësisë, shtimi i burimeve njerëzore, që çdo grup të ketë 2 mësuese dhe një punëtore ndihmëse, që ka munguar vite para, janë disa nga arsyet.

Nga vjet ofrohet nëpër kopshte edhe shërbimi psikosocial.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Sula: IKMT dhe IMT do të bashkohen në një strukturë të vetme”

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula gjatë një takimi me...

“Vendimi i European Komision: 160 milionë euro për Ballkanin, përfitojnë tre shtete”

Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9...

“Vendimi i Apelit në GJKKO: Bllako fiton pafajësi pjesore, dënimi zbret në 2 vite”

Apeli i GJKKO ka zbutur dënimin për Alqi Bllako...

Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

Konferenca Vjetore e 28-të e Qendrës Ndërkombëtare të Mikrofinancës...