7.5 C
Tirana

Nis intervistimi i dytë i Hashim Thaçit në Hagë

Më datë:

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka arritur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë ku edhe sot do të intervistohet nga prokurorët e kësaj zyre.

Gjatë ditës së djeshme, Thaçi është intervistuar për plot gjashtë orë.

Por, ndryshe nga dje ku shumë shqiptarë kishin dalë për ta pritur dhe mbështetur Hashim Thaçin me flamurin e UÇK-së, duke brohoritur dhe kënduar këngë patriotike, si dhe me parulla që e kundërshtojnë Gjykatën Speciale sot aty janë parë vetëm dy-tre vetë.

Pas intervistimit të djeshëm, Hashim Thaçi ka folur shkurt për mediat duke thënë se ka dëgjuar shkëmbime të teknaliteteve të ndryshme mes avokatit dhe prokurorëve.

”Ishte çështje sqaruese teknike, në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të Prokurorëve për UÇK-në, kështu që do të vazhdojë nesër”.

Në ndërkohë, para se të futet në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ish-Drejtori Politik i UÇK-së ka ripërsëritur që askush nuk mund ta rishkruajë historinë.

Thaçi, në mesin e brohoritjeve të shumë shqiptarëve që kishin dalë ta mbështesin, tha se ky është çmimi për Pavarësinë.

“Sot jam këtu për të respektuar atë për të cilën kam ëndërruar dhe luftuar – një Kosovë të pavarur bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri multi-etnike dhe sundim të ligjit. Jam gati të përballem me sfidën e radhës dhe t’ia dalë me sukses për djalin tim, familjen, njerëzit dhe vendin tim”.

“Askush nuk mund ta rishkruajë historinë. Ky është çmimi për lirinë”.

Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 qershor publikoi propozim-aktakuzën ndaj ish-Drejtorit Politik të UÇK-së Hashim Thaçi dhe ish-kreut të SHIK-ut Kadri Veseli.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...